Futbollisti i njohur kosovar që luan në Arsenal, Granit Xhaka ka vendosur fund beqarisë.
Përmes rrjeteve sociale futbollisti i mirënjohur na bëri të ditur këtë lajm të bukur.
Në një foto të postuar nga vetë Graniti shihet dhe momenti i propozimit. Ai i është ulur në gjunjë bukuroshes brune me të cilën është në lidhje prej disa vitesh.
“Ajo tha PO. Një top i artë është një mrekulli, një grua e artë është parajsë”, ka shkruar ai në postimin e tij në Facebook.












