Përplasjet në Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës, u pasuan me shkarkimin e këshilltarit të LSI, Bashkim Tola pasi pozita e tij drejtuese në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve është në konflikt interesi.
Shkarkimi ka ardhur si kërkesë e grupit të këshilltarëve të PS, e mbështetur dhe nga ata të PD.
Në mbledhje nuk kanë marre pjesë këshilltarët e LSI.












