Një konflikt midis militantëve të partive, ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Burime të Policisë së Tiranës, bëjnë të ditur se konflikti ka ndodhur në një lokal, i shndërruar si qendër elektorale në Bërxullë.
Dy militantët, N. P., dhe A. S., janë konfrontuar fizikisht midis tyre dhe për pasojë, A. S., ka përfunduar i plagosur me mjete prerëse, në spital. Mësohet se gjendja e tij, është jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë së Vorës, mësohet se është shoqëruar militanti tjetër, N. P. DRONI.al












