Elton Ismaili, pronari i makinës që iu vu tritol mbrëmjen e së martës në Vlorë, ka deklaruar se nuk ka konflikt me njeri dhe se zbulimin e ngjarjes ia le në dorë, Policisë dhe Prokurorisë. “
Isha në banesën e prindërve kur ndodhi shpërthimi. Makina ishte parkuar pranë shtëpisë së tyre. U alarmova nga shpërthimi i fuqishëm. Ishim 4 metra larg, fati ynë që shpëtuam. Kam pasur kërcënime edhe më parë. Më janë vrarë familjarë dhe nuk ka pasur asnjë autor”.
Elton Ismailit vite më parë i kanë vrarë në një atentat motrën, vëllanë, dajën dhe ortakun e tij.











