Kolegji zgjedhor po shqyrton ankimimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim mbi anëtarin e tretë të komisioneve të numërimit të votave dhe të qendrave të votimit.
Kërkesa e LSI shqyrtohet nga gjyqtarët Lindita Sinanaj, Gjin Gjoni, Tomor Shkreli, Shkëlqim Mustafa dhe Sotiraq Lubonja. Relator i çështjes do të jetë Gjin Gjoni.
Ndërsa Ylli Manjani përfaqëson LSI në Kolegj.
LSI u ankua në Kolegj, ndaj vendimit të KQZ, e cila vendosi të hënën e shkuar të ndajë me short mes kësaj force politike dhe PDIU-së anëtarët e komisioneve.
KQZ u mbështet në Kodin Zgjedhor për këtë vendim, ku u theksuar se partitë që kanë fituar mbi dy mandate në zgjedhjet e shkuara, kanë të drejtën e komisionerit. ndaj dhe me anë të shortit 45 komisionerë iu lanë LSI dhe po aq PDIU.












