Një person i paidentifikuar i cili po drejtonte një automjet tip Mercedes Benz u ndalua pasditen e sotme nga policia.
Sipas dëshmitarëve ai po bënte disa manovra të çuditshme përpara ish stacionit të trenit aty ku sot do të përurohet Bulevardi i Ri duke tërhequr vëmendjen e policisë. Raportohet se ata e ndoqën dhe e ndaluan disa metra më poshtë në drejtim dhe në afërsi të rrugës “Siri Kodra”.
Një qytetar ka dërguar një video nga moment i ndalimit ku duket se shoferi ishte i dehur. Sipas qytetarëve policisë iu desh shumë kohë derisa e nxorrën nga makina.JOQ.
















