Polica e Tiranës bën të ditur se dje, u arrestua J. V., 41 vjeç, banues në Dibër, sepse në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, është aksidentuar me motorin tip “Aprilia”, të Policisë së Shtetit, ku kanë mbetur të dëmtuar dy punonjësit e policë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.












