Policia e Dibrës ka arritur të gjejë një 36-vjeçare e cila rezultonte e zhdukur prej 7 ditësh.
F. (N.) K., banuese në njësinë Administrative Maqellarë u gjet dje në një kodër pranë rezervuarit të fshatit Grezhdan. Për gjetjen e saj u angazhuan shërbimet e Policisë Vendore edhe palombarët e RENEA-s.
Shtetasja F. K., është dërguar në Spitalin Rajonal Peshkopi, ku po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.












