Gjovalin Gjini është një prej përkrahësve të LSI-së në Lezhë që u dhunua dy net më pare.
Ky rast mori edhe vëmendjen e Ilir Metës, i cili e vizitoi personalisht.
Ishte pikërisht në këtë takim, ku Meta bëri dhe deklaratën e fortë për armatosjen e popullit.
Gjatë fundit të këtij takimi, në një moment, ish-kryetari i Bashkisë njëkohësisht kandidati për deputet i Lezhës, Viktor Tushaj, i fut në xhep Gjovalin Gjinit një zarf.
Sajmir Tahiri e ka publikuar videon në në profilin e tij në Facebook dhe krahas shkruan
“Shih e shkruaj thote populli, se sado te shkruash kur sheh keshtu skenash, cdo fjale eshte e tepert…” duke lënë të kuptohet se zarfi mund të ketë qenë me para.











