Dy efektivë të policisë me një motorr janë përplasur me një mjet tjetër. Si pasojë ka mbetur i lënduar njëri prej efektivëve dhe është nisur menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ngjarja ndodhi pranë zonës së “21 Dhjetorit” në kryeqytet.
Policia ka rrethuar zonën e aksidentit dhe po heton mbi ngjarjen.












