Është gjetur furgoni që përdorën autorët e grabitjes së kantinës së verës, mëngjesin e sotëm në fshatin Rashbull, në Durrës.
Furgoni u gjet i braktisur në fshatin Derven, në Krujë.
Grabitja e kantinës ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm. Ata vodhën kasafortën e kantinës së verës, e cila mësohet se kishte 5 milion lekë të vjetra brenda. Policia ka marrë pamjet e kamerave të sigurisë dhe po punon për kapjen e 3 personave të maskuar që lidhën rojen në hyrje të kantinës, për t’u drejtuar më pas te kasaforta.
Mësohet se kantina e verës “Gjergj Kastrioti” i përket familjes së Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka.











