Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar është rrëzuar nga një lartësi.
Sipas mediave italiane, se ngjarja ka ndodhur sot, në rrugën “Nazionale Piemonte”, në Savona.
38-vjeçari Edmond Ndou ishte duke punuar në çatinë e një kapanoni, por dyshohet se ka humbur ekuilibrin duke rënë prej 10 metrash lartësi.
Ai është dërguar në spital, dhe gjendje e tij shëndetësore raportohet se është shumë e rëndë.











