Ministria Punëve të Brendshmë ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar se një punonjës i SHÇBA është përfshirë në një takim elektoral.
Sipas njoftimit të dërguar nga Ministria z.Memo Çela nuk është më pjesë e institucionit pasi ka dalë në pension.
NJOFTIMI
Lidhur me lajmin e publikuar në disa media online ku pretendohet pjesëmarrja e një punonjësi të SHÇBA në një takim elektoral, Ministria e Punëve të Brendshme sqaron se:
Zoti Memo Çela që shfaqet në foto në fushatë në Vorë, nuk është pjesë e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në MPB që prej muajit Janar 2017, pasi ka dalë në pension.












