Një foto e ekuipazhit të anijes luftarake “Oriku” është keqpërdorur nga LSI, për shkak të numrit “1” që efektivi ka formuar.
Fotoja e shpërndarë më se dy javë më parë nga Ministria e Mbrojtjes, mban diçiturën, “Gëzuar 1 Qershorin nga ekuipazhi i anijes #Oriku që ndodhet në operacionin e #NATO-s në detin Egje”.
Kjo foto është marrë nga LSI dhe duke keqpërdorur simbolikën e numri “1”, e ka “shitur” si thirrje që ekuipazhi i anijes “Oriku” bën për të votuar numrin “1”, që në fletën e votimit të zgjedhjeve të 25 qershorit, korrespondon me LSI. DRONI.al















