Parlamenti i Shqipërisë e nisi sot seancën e jashtëzakonshme plenare me një nderim për ish-kancelarin Helmut Kohl. Ish-kryeministri Berisha i cili është pritur prej tij personalisht më se një herë në Gjermani propozoi një minutë heshtje në nderim të Kohl.
Më pas deputetët u ngritën në këmbë dhe nderuan.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta vijoi procedurën me zëvëndësimin e Jorida Tabakut me Gert Bogdanin në komisionin adhoc të vetingut.
Po ashtu seanca vijoi me betimin e Avokates së Popullit, Erinda Ballanca.











