• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ministri i Drejtësisë: Ka skena mashtrimi, hetim Drejtorëve të burgjeve në Shkodër

droni by droni
17 June, 2017
in Kryesore, Politika
0
Ministri i Drejtësisë firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, emëron 12 të tjerë në burgje e hipoteka
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi ka urdhëruar kallëzimin në Prokurori të ish-drejtuesve dhe nëpunësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të përfshirë në këtë skemë mashtrimi, si dhe pezullimin apo shkarkimin e menjëhershëm të tyre nga detyra.
Bardhi kërkon hetim penal ndaj Ardit Hotaj, me funksion politik, Koordinator i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Malësinë e Madhe, si dhe verifikimin e rolit të kandidatëve për deputet për Qarkun Shkodër Agron Çela dhe Dritan Ylli në këtë proces
Ministri i Drejtësisë Gazment Bardhi, ka urdhëruar ditën e djeshme fillimin e një hetimi të plotë administrativ, për të sqaruar rrethanat mbi procesin e rekrutimit fiktiv të stafit të IEVP Shkodër, nga ku ka rezultuar se:
Nëpërmjet një procesi të rremë dhe të paligjshëm, ish-drejtues dhe punonjës të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, janë përfshirë në një skemë mashtrimi të qytetarëve, duke krijuar perceptimin e gabuar se janë punësuar në IEVP Shkodër, që pritet të hapet në muajt në vijim, apo se ata janë në proces emërimi.
Ministria e Drejtësisë sqaron se nuk është kryer asnjë pranim apo punësim në IEVP Shkodër. Çdo premtim apo deklarim lidhur me këtë çështje është mashtrim për qëllime elektorale. Urdhri me nr. 297/2 Prot., datë 24.05.2017, është pjesë e një skeme mashtrimi të qytetarëve, nuk është ligjërisht i vlefshëm dhe nuk rezulton të jetë protokolluar ndonjëherë rregullisht në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Ai është prodhuar dhe shfaqur në mediat lokale të qytetit të Shkodrës, për të krijuar perceptimin e rremë se qytetarët po punësohen, duke e përdorur këtë proces për qëllime të përfitimit të padrejtë politik në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 Qershor 2017.
Ministria e Drejtësisë informon të gjithë personat që u është deklaruar se janë punësuar në IEVP Shkodër, se janë mashtruar dhe duhet të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë për vënien përpara përgjegjësi penale të personave përgjegjës të kësaj skeme mashtrimi.
Në përfundim të këtij hetimi administrativ, Ministri Bardhi ka urdhëruar ditën e djeshme Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve që të bëjë menjëherë kallëzimin penal të këtij rasti në organin e Prokurorisë dhe në Policinë e Shtetit, si dhe të pezullojë apo shkarkojë nga detyra të gjithë nëpunësit përgjegjës. Në këtë drejtim, z. Bardhi falenderon Policinë e Shtetit dhe organin e Prokurorisë për veprimin e mënjëhershëm, si dhe i inkurajon ato në vijimin e hetimit të plotë dhe efikas të këtij rasti.
Gjithashtu, z. Bardhi pasi është njohur me deklarimet në media të z. Ardit Hotaj, me funksion politik, koordinator i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Malësinë e Madhe, si dhe me spotin televiziv të shfaqur në një media lokale, ku evidentohet roli i kandidatit për deputet z. Agron Çela në këtë proces, i ka kërkuar organit të Prokurorisë hetimin e tyre për veprën penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, të parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal. Për të njëjtën arsye, është referuar në prokurori edhe kandidati për deputet z. Dritan Ylli, i cili në një prononcim në media, ka deklaruar se punësimi është i rregullt dhe fituesit janë shpallur në faqen zyrtare në internet të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, fakt që është i pavërtetë. Për pasojë, këta shtetas, nëpërmjet veprimeve apo deklarimeve të tyre, dyshohen se kanë luajtur rol në krijimin e perceptimit të rremë tek qytetarët për punësimin e tyre në IEVP Shkodër, në këmbim të mbështetjes për një forcë të caktuar politike.
Ministria e Drejtësisë sqaron se procesi i rekrutimit të stafit të IEVP Shkodër, do të nisë ligjërisht pasi të jenë përfunduar punimet në këtë institucion. Ky proces do të kryehet në përputhje të plotë me ligjin, dhe se do të ndiqet me vëmendje maksimale nga Ministri i Drejtësisë z. Bardhi, duke garantuar qytetarët se do të jetë një proces transparent dhe i bazuar vetëm në meritë. Asnjë forcë politike nuk mund të përdorë dhe nuk do mund të përdorë këtë veprimtari institucionale për qëllime politike.
Ministria e Drejtësisë fton çdo qytetar që të denoncojë, të gjitha rastet e përfshirjes në fushatë apo përdorimit të funksionit publik në favor të një subjekti zgjedhor, si dhe garanton qytetarët jo vetëm për ruajtjen e anonimatit, por edhe për ndjekjen me seriozitet maksimal të këtyre rasteve, duke qenë garant i zbatimit korrekt të ligjit.
Bardhi siguron se është i vendosur në zbatimin e ligjit dhe do të veprojë me tolerancë zero për çdo tentativë përdorim të paligjshëm që i bëhet veprimtarisë institucionale të Ministrisë së Drejtësisë, nga subjekte zgjedhore.

Tags: burgjedrejtorehetimmashtrimshkoder
Previous Post

VETTINGU/ Miratohet lista me 27 emrat e komisionerëve, 100 vota pro

Next Post

Ajo bën seks me mua, por më frikëson vendimi që ka marrë

droni

droni

Next Post
Për të mirën tuaj…, 10 gjëra në seks që çdo femër duhet t’i dijë

Ajo bën seks me mua, por më frikëson vendimi që ka marrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.