• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ENVER BYTYÇI/Diferenca e PD-së dhe Flamur Hoxhës me kundërshtarin politik duhet të përkthehet në votë

droni by droni
17 June, 2017
in Opinion
0
Tiranë, Basha me të rinjtë: Gjysma e atyre që diplomohen, përfitojnë stazh të paguar pune
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nesër pas një jave Shqipëria do të votojë. Bashkë me Shqipërinë do të votojnë edhe qytetarët e Kamzës, Paskuqanit dhe të Bathores e gjithë qarkut të Tiranës, të cilët kanë përballë tyre përfaqësuesit e dy partive të mëdha, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Demokrati Flamur Hoxha kësaj radhe përballet me oligarkun socialist, Sadri Abazi. Diferenza midis tyre nuk është thjesht ideologjike, as në alternativën që përfaqësojnë. Ajo shkon përtej kësaj.

Sadri Abazi është përfaqësues i oligarkisë politike e financiare që kryeministri i Shqipërisë e instaloi më 2013-ën në parlamentin shqiptar. Ai është abuzuesi më i përfolur me fondet publike, pikërisht për shkak të privilegjit të të qenit deputet i partisë së rilindjes në pushtet. Flamur Hoxha është kandidat për deputet, me një përfaqësim dinjitoz, larg lobeve dhe oligakisë së llojit çfarë Rilindja instaloi. Sadri Abazi është një person pa ndonjë kualifikim serioz, pa dije, pa kulturë, i dhënë thjesht mbas kulturës së rendjes pas tenderave dhe koncensioneve shtetërore. Flamur Hoxha është bartës i një kulture të trashëguar me shekuj nga paraardhës të shkolluar, që i kanë dhënë shumë emancipimit të shoqërisë shqiptare. Ai vetë është produkt i një përkushtimi të jashtëzakonshëm për të realizuar projekte të paimagjinueshme. I shkolluar madje në Itali, i stërvitur në shkollën moderne të biznesit, i papajtueshëm me fenomenin e të bërit biznes dhe lidhjes së suksesit me pjesmarrjen në pushtet.

Sadri Abazi erdhi në politikë pas dështimit në biznes, edhe pse kurrë nuk hoqi dorë nga fshehja e taksave dhe bilancet dublikatë. Flamur Hoxha vjen në politikë pas një suksesi të paimagjinueshëm në beznesin ekonomik. Sadri Abazi e shijon suksesin tek fitimi, tek paratë që grumbullon. Flamur Hoxha e shijon atë kur rrit punësimin, kur zgjeron prodhimin, kur rrit cilësinë, kur kënaq shijet dhe kërkesat e konsumatorit.

Ndërkohë thelbi i diferencës qëndron në principet e ndryshme sa i përket përmbajtjes humane të biznesit. Sadri Abazi mund të japë para për zyrtarë të shtetit, me qëllim që t’i korruptojë ata për përfitime të shumëfishta nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Mund të japë para edhe për t’u kandiduar si deputet dhe kjo ka ndodhur rëndomë. Flamur Hoxha është filantrop, ka një botë tjetër shpirtërore. Ai ndihëmon nevojtarët, mbi të gjitha ndihëmon trurin e kombit, investon në krijimtarinë letrare, në zhvillimin e shkencës e të mendimit shkencor dhe si i tillë shfaqet në politikë si një njeri që kërkon mandat për ta thelluar këtë veprimtari fisnike, që në përgjithësi i mungon biznesit shqiptar. Flamur Hoxha ka kuptuar thelbin e zhvillimit të një kombi: – Vetëm bashëkpunimi i biznesit me trurin mund ta zhvillojë një komb. Nëse ai sot shihet si një nga dallëndyshet e para të konceptit modern të zhvillimit të kombit shqiptar në apektin e kontributeve në zhvillimin e kulturës e të dijes, në të vërtetë është dhe mbetet frymëzim për gjithë shtresën e biznesit shqiptar.

Shqipëria në statistikat ndërkombëtare renditet si vendi i fundit në rajon sa i përket kontributeve që jep biznesi në këtë fushë. Kjo ka ndodhur se një pjesë e madhe e biznesit shqiptar ndjek modelin e Sadri Abazit si pasqyrë mediokre te zhvillimit të vendit. Ndërsa Flamur Hoxha vjen në politikën shqiptare si një model krejt i ri, me një frymëzim të veçantë, me një përkushtim atdhetar, me një dedikim human.

Kjo direfencë në formimin dhe veprimtarinë e të dy kandidatëve, atij demokrat dhe atij socialist, do të duhej të pasqyrohej në votat e 25 qershorit. Duke qenë se diferenca midis Flamur Hoxhës dhe Sadri Abazit është si maja e malit me fundin e detit, atëherë po kaq i madh do të duhej të ishte hendeku i votave që merr secili prej tyre në Kamzë, Paskuqan, Bathore dhe në të gjithë qarkun e Tiranës.

Ndërkaq diferenca midis dy subjekteve politike është po kaq ose edhe më e madhe sesa diferenca që të dy këta kandidatë për deputetë kanë midis tyre. Partia Demokratike dhe opozita shqiptare me Flamur Hoxhën përfaqësojnë Republikën e Re me taksa të ulura, me ndryshime rrënjësore strukturore në funksionimin e shtetit të së drejtës, me përkushtim ndaj ligjit dhe të drejtës njerëzore, me lidhje të qëndrueshme me SHBA-të dhe Bashkimin Europian, me politika të ekuilibruara të zhvillimit.

Republika e Vjetër e Rilindjes, të cilën e përfaqëson Sadri Abazi, është dhe mbetet Republika e mashtruesve, e oligarkëve që nuk lënë kacidhe të buxhetit të shtetit pa e keqpërdorur dhe përvetësuar, Republika e koncensioneve për miqtë dhe shokët, Republika e kanabisit, e trafiqeve dhe e krimit të organizuar, Republika e diferencimit në trajtimin e shoqerisë shqiptare, Republika e ushtrimit të dhunës dhe padrejtësive.

E nga të gjitha këto, nuk ka asnjë dilemë se çfarë e kë duhet të zgjedhin shqiptarët si dhe banorët e qarkut të Tiranës, parasëgjithash Kamzës, Bathores dhe Paskuqanit.

Tags: fatmir hoxha
Previous Post

FOTO/ Itali, mijëra euro dhe drogë në qarkullim, në pranga shqiptari dhe ortaku italian

Next Post

Miranda Kerr e tregon më në fund sekretin që fshihte

droni

droni

Next Post
Miranda Kerr e tregon më në fund sekretin që fshihte

Miranda Kerr e tregon më në fund sekretin që fshihte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.