Një person u plagos sonte me armë zjarri në Vaun e Dejës në Shkodër. Mësohet se i plagosuri është 23 vjeç dhe quhet Fran Ndrecaj, nga fshati Manele.
Ai ka marrë një plumb në këmbë dhe është dërguar në Spital. Mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.











