Autoritetet e Pikës së Kalimit Muriqan kanë ndaluar shtetasin 35 vjeçar Artur Brika, banues në Durrës.
Për këtë shtetas Gjykata Torino Itali me vendim te datës 17.12.2015, e ka denuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”, parashikuar nga neni 600, i Kodit Penal italian.
Kapja dhe arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.











