• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kjo është detyra që Ilir Meta do t’i japë Gramoz Ruçit në Presidencë

droni by droni
16 June, 2017
in Kryesore, Politika
0
Rrahja e të riut të LRI-së, Meta: Ruçi bën si trim, por u arratis me fustan grash
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Meta ka ironizuar Gramoz Rucin sonte në një bisedë televizive në Kapital të gazetarit Aleksandër Furxhi.

Ai ka thënë se nuk mund të shkarkohet si President ndërsa për Rucin që kërkoi shkarkimin e tij do të rezervojë një vend pune.

Duke folur në “Vizion Plus”, Meta tha se nëse ai nuk shkarkohet, pas 25 qershorit do ta marrë Ruçin këshilltar në Presidencë për marrëdhëniet me opozitën.

Gramoz Ruci është në listën e Fierit në vendin e 9, më shumë pak shanse të hyjë në Parlament nëse LSI ia del të marrë deputetin e dytë.

Ja nje pjese e intervistes:

Dje, z. Gramoz Ruçi, sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka thënë që nëse Presidenti nuk e dekreton qeverinë – është fjala për ju, pas një deklarate që ju e bëtë më herët, bëtë një kërcënim, një paralajmërim që mund të mos dekretonit qeverinë e ardhshme – pra, Presidenti do të shkelte ligjin në këtë rast dhe do provonte shkarkimin, pra Ilir Meta mund të shkarkohet. Cili është komenti juaj?

Së pari, mua më vjen keq që një kolegu im i hershëm në politikë, pavarësisht nga raporte të ndryshme, siç është z. Ruçi, me përvojën që ka, sepse ai ka edhe përvojën e Berishës së parë edhe përvojat e mëpasme, në vend që të luante një rol edhe më të rëndësishëm për shkak të eksperiencës në moderimin e qëndrimeve dhe sjelljeve të z. Rama si me opozitën, si me demokracinë, si me partnerët brenda koalicionit, është kthyer në një zëdhënës tipik të Rilindjes, siç janë edhe shumë të tjerë, të cilët nuk kanë qenë dikur socialistë në atë parti që i kishte vlerat të veçanta…

Më falni, është hera e parë që ju kapeni me një fjalë kështu me z. Ruçi, nuk ishte dëgjuar më herët, kam përshtypjen?

Po, nuk ishte dëgjuar, sepse nuk e mendoja kurrë që do të ndodhnin në Fier në vitin 2017, pra kaq kohë pas ngjarjeve të rënda të Libofshës, ku ndodhi për herë të parë dhunimi i zgjedhjeve në kohën e Berishës së parë.

Në vitin 1993 ose 1994. Në vitin 1994 ndodhi për herë të parë dhunimi i opozitës në zgjedhje, nuk e kisha menduar që kjo gjë do të ndodhte edhe në Fier nga kryetari i Partisë Socialiste të Zharrëzës dhe nga njerëzit e tij…

E keni fjalën për incidentin me djalin e ri?

Po, ndaj një maturanti, ndaj një 18-vjeçari…

Për të cilin u tha se u zunë për një vijë uji?

Jo, nuk është e vërtetë, se Zharrëza nuk ka ujë fare, e di gjithë Shqipëria. Edhe sikur të ishin zënë për një vijë uji, unë mendoj se qëndrimi i z. Ruçi duhet të ishte një qëndrim më i pjekur dhe qëndrimi i Kryeministrit, duhej të kërkonin të bëheshin hetime për këtë çështje, ishte për vijë uji apo nuk ishte, të merreshin masa ndaj atyre që kishin bërë një dhunim të tillë. Por është e qartë që edhe z. Ruçi është bërë pjesë e Rilindjes. Këtë e ka dhe nga stresi, sepse është i 9-ti në listë. Por për këtë nuk ia ka fajin as LSI-ja, as populli i Fierit.

Po për deklaratën që Ilir Meta mund të shkarkohet si President?

Tani deklarata e tij natyrisht që nuk më habit fare, për arsye se ai është bërë një zëdhënës i Rilindjes. Është e drejtë e tij në fund fare. Puna është se ai nuk do të ketë mandat deputeti në parlamentin e ardhshëm, kjo jo për fajin tim.

Pra, nuk i trembeni fare një shkarkimi në qoftë se ata do të vendosnin, do të donin, ose do të kërkonin ta bënin një gjë të tillë?

Së pari, unë nuk kam asnjë shqetësim për këto çështje as për emërime, as për zgjedhje, as për shkarkime. Stresin e kanë të gjithë ata, të cilët kanë frikë nga vota e lirë. Kanë frikë edhe nga vota e lirë e fëmijëve, e 18-vjeçarëve dhe nxisin, përdorin dhunë kundër tyre. Por z. Ruçi nuk do të ketë mandat deputeti dhe ky nuk është faji im. Ky është faji i z. Rama që e ka vënë të 9-in në listë, kështu që maksimumi që mund të bëj është ta marr këshilltar në Presidencë, të mbulojë marrëdhëniet me opozitën.

Tags: Gramoz RuciIlir Meta
Previous Post

Koalicion me PS? Deklarata e Bashës sonte në televizion

Next Post

Dritan Demiraj ka një paralajmërim për policët, mirë është ta mësoni sonte

droni

droni

Next Post
Ministri i Brendshëm Demiraj takohet me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Dritan Demiraj ka një paralajmërim për policët, mirë është ta mësoni sonte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.