Një biznesmen grek, pronar i një kompanie nafte në Shqipëri dhe ish-president i një ekipi futbolli lokal në Greqi, është arrestuar me 20 kg kokainë.
Mediat greke shkruajnë se biznesmeni u arrestua në Larisa dhe bashkë me të u prangosën edhe tre shqiptarë, me një rol të rëndësishëm në trafikimin e drogës në Ballkan.
Nga hetimet, si raportojnë mediat greke, biznesmeni emri i të cilit nuk bëhet i ditur ka lidhje të fuqishme në Ballkan.
Sipas policisë greke biznesmeni njihet në Thesali dhe Trikala për përfshirjen e tij në futboll. Ai ka qenë i dënuar më parë për kontrabandë cigaresh në Holandë.
Operacioni policor është zhvilluar të mërkurën, gjatë të cilit janë bëre edhe arrestimet dhe sekuestrimi i sasive të drogës.
Biznesmeni iu kap një shumë prej 100 mijë eurosh. Thuhet se zona e Larisës dhe Trikala ishin stacionet e magazinimit të drogës, nga të cilat më pas ajo shpërndahej në vende te tjera.











