Një aksident i rëndë ka ndodhur në Përmet ku për pasojë ka humbur jetën një 42-vjeçare.
Gruaja po kalonte rrugën në momentin kur u përplas nga një furgon.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Përmet – Këlcyrë ku Dhimitër Bakollari, 36 vjeç, banues në Përmet, me mjetin e tij furgon tip, me targa AA 227 HN, ka goditur kalimtaren A. J, 42 vjeçe, e cila gjatë transportimit për në spital ka humbur jetën.
Dhimitër Bakollari është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit Përmet.












