• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Policia apelon: Si t’i mbroni fëmijët nga ‘Balena Blu’

droni by droni
15 June, 2017
in Kronika, Rajoni
0
Gjirokastër, rrëfimi i Anikës, vajzës që për pak “e vrau” “Balena Blu”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Kosovës ka sensibilizuar sot, qytetarët duke iu drejtuar në veçanti prindërve, me një thirrje publike për t’i sensibilizuar për rrezikun që paraqet për fëmijët loja vetëvrasëse “Balena Blu”.

NJOFTIMI I PLOTË

Të nderuar prindër,
Duke e parë trendin e zhvillimeve globale në fushën e shfrytëzimit të rrjeteve sociale të komunikimit dhe lojërave ‘online’ për të rinjtë, tani më është paraqitur një nevojë e domosdoshme që seriozisht si prindër dhe shoqëri në përgjithësi të merremi me një mbikëqyrje dhe bashkëbisedim direkt me fëmijët tanë.
Sipas informatave të qasshme në internet, është paraqitur dhe po përhapet me shpejtësi një lojë ‘online’ mjaft e rrezikshme për fëmijë që quhet “BLUE ËHALE GAME” apo ndryshme po njihet edhe si “LOJA VETËVRASËSE”.
Me shpejtësi rekorde kjo lojë është duke u shpërndarë në shumë shtete të botës, përfshirë edhe shtetet e Evropës. Lajmet për përhapjen e kësaj loje të rrezikshme vetëvrasëse për të rinjtë vijnë duke pasur parasysh vetëvrasjen e rreth 130 të miturve në Rusi (informacione të publikuara në media).
Sipas disa informatave të marra nga rrjetet sociale, kjo lojë origjinën dyshohet se e ka nga Rusia dhe se që nga viti 2016 është përhapur dhe ka fituar vëmendjen e të rinjve.
Fatmirësisht, kjo lojë ende nuk ka mbërritur në masë në Republikën e Kosovës apo të paktën Policia e Kosovës nuk ka ndonjë informacion/rast të tillë, por që Policia e juaj dëshiron të ngritë nivelin e vëmendjes tek të gjithë prindërit për mundësinë potenciale që edhe fëmijët tanë të mund të bien pre e kësaj loje degjeneruese dhe shkatërruese për ta.

ÇFARE ËSHTË KJO LOJË KAQ E RREZIKSHME PËR TË RINJTË?
Loja “THE BLUE ËHALE GAME” është një lojë që zhvillohet ‘online’ e cila kryesisht synon të shënjestrojë të rinjtë që janë të ndjeshëm apo sensitivë ku më pas, për një kohë të caktuar do t’i bindin të kryejnë VETËVRASJE. Kryesisht kjo lojë tek të rinjtë shpërndahet përmes rrjeteve sociale të komunikimit.
Në momentin që të rinjtë futen për të luajtur këtë lojë, loja “THE BLUE ËHALE GAME” nga një grup i personave që administrojnë me këtë lojë, fëmijëve u jepen detyra të cilat ata kanë afat 50 ditë për t’i kryer apo përfunduar.
Këto detyra mund të përfshijnë p.sh. shikimin e filmave horrorë, të zgjohen herët në mëngjes me qëllim të çrregullimit të rutinës dhe aktiviteteve ditore.
Këto detyra të dhëna nga administratorët e kësaj loje dita ditës vijnë duke u vështirësuar për të rinjtë dhe bëhen shumë ekstreme përgjatë 50 ditëve sa zgjat kjo lojë. Diku kah fundi i këtyre ditëve, disa anëtarë të administrimit të kësaj loje inkurajojnë të rinjtë që t’i shkaktojnë lëndime vetvetes duke i stimuluar ata që të gërvishtin deri në gjakosje dorën e tyre duke e vizatuar ‘balenën e kaltër’ dhe në njëfarë forme bëjnë ‘shpëlarjen e trurit të të rinjve’.
Në ditën e 50-të të lojës fëmijët që luajnë këtë lojë seriozisht inkurajohen nga administratorët e kësaj loje që të kryejnë vetëvrasje për të përfunduar lojën me sukses.

Ç’MUND TË BËJMË PËR TË MBROJTUR DHE PARANDALUAR KËRCËNIMIN PËR FËMIJËT TANË?
Pyetni fëmijët tuaj se çka janë duke shikuar gjatë përdorimit të kompjuterit (telefonit të mençur, tabletit, laptopit). Është shumë me rëndësi që ju si prindër të kuptoni se çfarë ëeb-faqesh fëmijët vizitojnë, me kënd komunikojnë në rrjetet sociale, çfarë aplikacionesh përdorin dhe çfarë kanë të instaluar në pajisjet e tyre. Kontrolloni dhe rregulloni privatësinë e fëmijëve tuaj në pajisjet që ata përdorin (kompjuter, telefon të mençur, tablet, laptop). Sigurohuni që fëmijët të dinë se si të krijojnë profilin e tyre duke bërë kufizime në shpërndarjen e tij (restriction) dhe duke e shndërruar profilin e tyre në ‘personal” (private).
Sigurohuni që fëmijët të dinë se kur dhe si të raportojnë dhe të bllokojnë personat e dyshuar apo të panjohur që përpiqen të komunikojnë me ta dhe të cilët publikojnë mesazhe të ndryshme me përmbajtje eksplicite dhe të dhunshme.
Sigurohuni që t’u tregoni fëmijëve tuaj që kurrë mos të shpërndajnë informata personale si dhe emrin e shkollës së tyre, numrin e telefonit, adresën e banimit apo diçka që do të identifikonte fëmijën.
Gjithmonë sigurohuni që të keni bashkëbisedim miqësor me fëmijën tuaj dhe të diskutoni për çështje të rrezikshme ku kemi të bëjmë me ngacmimet ‘online’ (cyberbulling), thashethemet dhe përqeshjet në mes të bashkëmoshatarëve dhe aspektet tjera të sigurisë që fëmijën tuaj e preokupojnë. Çdo herë kujdesuni që të monitoroni disponimin e fëmijës suaj dhe menjëherë bisedoni miqësisht me të për ndonjë problem potencial që ai apo ajo mund ta ketë.
Nëse si prindër vëreni ndonjë shenjë tek fëmija juaj si p.sh.: humbja e disponimit, zgjimi herët në mëngjes, mungesa e oreksit për ushqim, mbyllja me orë të tëra në dhomë, qëndrimi për kohë të gjatë në kompjuter apo pajisje elektronike që ai apo ajo përdor, apo edhe mungesa e interesimit për aktivitete jetësore në përgjithësi, MENJËHERË konsultohuni me ndonjë PSIKOLOG dhe njoftojeni Policinë e Kosovës, në Tel: 192 ose në e-mail: info@kosovopolice.com
FACEBOOK: /kosovopoliceZIMP

Me respekt, Zyra për Informim e PK-së DPP-Prishtinë

Previous Post

FOTO/Arrestohet kameramani zyrtar i Ramës, vidhte me biçikletë

Next Post

“BALENA BLU”/ 28 vjeçari bie pre e lojës, rrëfehen kolegët: E kapëm me dorë të prerë

droni

droni

Next Post
Gjirokastër, 12-vjeçarja a pre e lojës vrasëse “Balena Blu”

“BALENA BLU”/ 28 vjeçari bie pre e lojës, rrëfehen kolegët: E kapëm me dorë të prerë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.