• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Policët në lirim”: Ja pse u vra Artan Cuku

droni by droni
15 June, 2017
in Kronika
0
“Policët në lirim”: Ja pse u vra Artan Cuku
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e Policëve në Lirim ka reaguar lidhur me vrasjen e Kryekomisarit Artan Cuku.
Pas 20 vitesh karrierë, Artan Cuku u hodh në rrugë, thuhet në reagimin e shoqatës.
Sipas “Policëve në Lirim” arsyeja që është ekzekutuar Cuku, lidhet me detyrat e tij në Policnë e Shtetit.
Ata reaguan dhe për arrestimin e 24-vjeçarit Mikel Shallari, i cili sipas prokurorisë, është ekzekutori i Artan Cukut.

 

Deklarata e plotë

Artan Cukun e vrau shteti!

Hetimi mbi vrasjen e oficerit Artan Cuku u zbardh. SHPPL-2013 dhe çdo anëtar i saj ka deklaruar që nga dita e ekzekutimit e në vazhdimësi se vrasja ndodhi për shkak të detyrës dhe vetëm për shkak të detyrës. Asnjë motiv gjakmarrjeje nuk ekzistonte.
Shteti Policor dhe Policia Politike e ish Ministrit Saimir Tahiri tentoi dëshpërimisht deri edhe kur u evidentua autori ta shiste këtë ngjarje të rëndë të ndodhur për motive gjakmarrjeje. Sepse kështu mund të justifikonte pseudoreformat që ndërmori në 2013 në strukturat e Policisë së Shtetit duke braktisur dhe hedhur në rrugë qindra oficerë të kualifikuar për t’i zëvendësuar me militant partie, me militantët e drogës. Viktimë e këtyre pseudoreformave mbeti edhe Oficeri i jashtëzakonshëm Artan Cuku, veçse ky rezultoi viktimë fatale.
Pas 20 vitesh karrierë policore Artan Cuku e pa veten në rrugë,  i braktisur nga shteti që i shërbeu devotshmërisht, nga struktura policore për të cilën ai sakrifikoi dhe u përballë çdo ditë me krimin dhe kriminelët. Nuk mbeti me kaq, Shteti Policor dhe Kryeministri Edi Rama e braktisën edhe gjatë përcjelljes së tij nga kjo jetë. Kryeministri Rama nuk gjeti kurajën për të përcjellë asnjë ngushëllim, asnjë ndjesë apo përgjegjësi si kryetari i shtetit e më keq akoma, nuk lejoi t’i kryheshin homazhet ashtu siç i takonte dhe meritonte si një Drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit në Institucionin Qendror të PSH.
Artan Cuku Drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit, me 20 vjet përvojë pune përfshirë arsimimin policor, i cili ka iniciuar, drejtuar dhe menaxhuar hetime të rëndësishme në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, në Qarqet Berat, Durrës, Fier, Tiranë, Vlorë  etj. Njohës shumë i mirë i situatës kriminale në Republikën e Shqipërisë, ekspert në luftën kundër pastrimit të parave, me aftësi të veçanta komunikimi dhe lidershipi, me aftësi shumë të mira operacionale ku për shkak të detyrave si inspektor dhe shef i Policisë Kriminale, Zv/Drejtor në disa qarqe si dhe Drejtor Policie në Qarkun Vlorë ka realizuar me sukses hetimin, dokumentimin dhe arrestimin e grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Pra Artan Cuku ishte një dorë e hekurt në luftën kundër kriminalitetit.
Dokumentimi e zbulimi i autorësisë, mekanzimit dhe motiveve të vrasjes, si dhe vënia përpara drejtësisë së autorëve, bashkëpunëtorëve dhe porositësve të vrasjes, për të cilën koha vërtetoi se kishte të bënte vetëm me detyrën e kryer ndër vite në strukturat e policisë së shtetit, ndaj ish drejtuesit të lartë dhe kolegut tonë tregon me zë të lartë se sa e braktisur dhe e pasigurt është sot e gjithë armata e ish drejtuesve dhe ish punonjësve të policisë të larguar nga strukturat policore por edhe i drejtuesve dhe punonjësve të policisë pjesë e organizatës policore, të cilët për shkak të detyrës janë të ekspozuar përballë krimit.
Gjejmë rastin të shprehim falënderimet tona Prokurorisë dhe strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit të angazhuara për hetimin deri në zbardhjen e së vërtetës.

Previous Post

SKANDAL/ LSI “mbush” Hekurudhën me “punëtorë sezonalë” në këmbim të votave

Next Post

Prokuroria i kërkon informacion Ministrisë së Arsimit, pas shkarkimit të Plarent Ndrecës

droni

droni

Next Post
Paditet në Prokurori Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Arsimit, ja për çfarë akuzohet

Prokuroria i kërkon informacion Ministrisë së Arsimit, pas shkarkimit të Plarent Ndrecës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.