Kreu i PD-së Lulzim Bashzbuloi sot disa detaje nga takimi dhe biseda me Presidentin amerikan, Donald Trump.
Basha bëri të ditur se kishte njohur Presidentin e SHBA-ve, me programin ekonomik të PD-së, i cili sipas kryedemokratit ngjan me modelin ekonomik të Donald Trump.
“Si ia kalove në Amerikë?”, ishte pyetja e një qytetare në Shijak sot.
“Kalova jashtëzakonisht mirë, se fjalën jashtëzakonisht e përdorim vend e pa vend por kësaj radhe jashtëzakonisht mirë. E njoha zotin Trump me modelin tonë ekonomik, që i ngjan modelit të tij ekonomik”, u shpreh Basha.












