Ben Blushi ka deklaruar se nuk e njihte Lulzim Berishën dhe fotoja e para disa ditëve me atë, ishte shkrepur rastësisht teksa ai kishte dal në takimet elektorale në Durrës.
“Unë nuk e njoh, ai është kriminel, ka qenë në burg, si mund ta njihja unë”, është shprehur Blushi, i ftuar në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në TV Klan.
Ai tha se kishte rënë në kurthin e PS, pasi zyra e shtypit të PS sipas Blushit ka tentuar ta shpërndaj edhe më tej foton nëpër media.













