Kolegji Zgjedhor ka hedhur sot shortin e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë padinë e ngritur nga LSI-ja lidhur me numëruesin e tretë.
Shorti zgjodhi trupin gjykues të përbërë nga: Lindita Sinanaj, Gjin Gjonaj, Tomor Skreli, Sotiraq Lubonja, Shkëlqim Mustafa. Me short u zgjodh si relator Gjin Gjoni.
Sipas vendimit të djeshëm të KQZ-së, LSI nuk mund ta ketë të sajin numëruesin e tretë në Grupet e Numërimit, por duhet ta ndajë me PDIU-në: numëruesi i LSI në tryezat me numër çift dhe numëruesi i PDIU në tryezat me numër tek.











