Një parcelë e mbjellë me hashash në Tropojë u asgjësua nga policia e këtij rrethi ndërkohë që një person u arrestua dhe është shpallur në kërkim një tjetër.
Njoftimi:
Më datë 13.06.2017, Efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:-Besnik Kortoçi, 55 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, Tropojë.
Si dhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë, për shtetasin:-S.A., 63 vjeç, banues në fshatin Babinë, Tropojë.
Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi: Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Sopot”, në afërsi të lumit Bushtrice, Njësia Administrative Fshat, Tropojë, në një parcelë toke, në pronësi të shtetasit Besnik Kortoçi, tokë që përdorej nga shtetasi S.A., për bagetitë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan 232 bimë të dyshuara si Cannabis Sattiva.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i K.Penal.











