Dhjetra studentë iu drejtuan në mëngjesin e sotëm infektivit në QSUT pas shenjave të forta për një helmim të mundshëm.
Më datë 14.06.2017, rreth orës 01:04, në pavionin e infektiv të Spitalit Nënë Tereza kanë shkuar rreth 15 student të toksikuar.
Rreth orës 04:52 të gjithë studentët janë larguar për në banesë pas mjekimit të marrë.
Nga veprimet hetimore të kryera është mësuar se këta shtetas janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në Kalimash, Kukës.
Veprimet e mëtejshme proceduriale ndiqen nga Drejtoria Vendore e Policisë Kukës.











