Një sherr i rëndë raportohet se ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Laprakës në Tiranë.
Sipas të pranishmëve në vendngjarje dy persona, pasi kanë ndaluar makinat, kanë dalë nga automjetet dhe janë zënë me njëri-tjetrin.
“Burrat dolën nga makinat duke u zënë me shkopinj dhe leva hekuri në sy të familjarëve që kishin me vete,”- raportojnë qytetarët për “JoQ”.
Në të janë përfshirë edhe femrat që udhëtonin me këta persona, të cilat janë futur për të ndarë sherrin. Bazuar në fjalët e dëshmitarit, disa prej tyre përfunduan me gjak në spital.












