Fushata elektorale e Ben Blushit ka hyrë në një fazë interesante.
Ish-deputeti socialist synon të marrë një mandat deputeti në zgjedhjet e 25 qershorit dhe në funksion të këtij qëllimi po përdor gjithçka në fushatë.
Së fundmi, Blushi është krah Lul Berishës, ish-drejtuesit të bandës famëkeqe të Durrësit.
Ben Blushi reagoi ashpër pas lirimit të Lulzim Berishës nga gjykata e Durrësit. Ai akuzoi direkt Edi Ramën se liroi Lul Berishën për të deformuar zgjedhjet parlamentare.













