• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Alda dhe Beti, dy gazetaret rrëfejnë miqësinë dhe projektin e tyre “Letërsia dhe Qyteti”

droni by droni
13 June, 2017
in Kulture
0
Alda dhe Beti, dy gazetaret rrëfejnë miqësinë dhe projektin e tyre “Letërsia dhe Qyteti”
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

I njohim si dy gazetare të lidhura fort me librat, për angazhimet e ndryshme në ngritjen e kafeneve letrare në Tiranë, por pak kush e ka menduar se përtej këtij pasioni të përbashkët për librat, fshihej një miqësi e gjatë. Beti Njuma e njohur për rubrikën e saj “Vitrina e Librit” në Top Channel dhe Alda Bardhyli një emër i njohur në fushën e botimeve shqip, kanë rrëfyer në “Pasdite” në Top Channel historinë e një miqësie që ka nisur që kur ishin në Fakultet ku studionin për Gjuhë Letërsi, për të mbërritur tek iniciativa “Letërsia dhe Qyteti”, e cila u kthye në një kauzë për sa i përket raportit të letërsisë së sotme me të shkuarën.

“Ne nuk kemi qenë shoqe të ngushta në Fakultet për shkak të angazhimeve që të dyja nisëm herët. Të dyja punonim si gazetare krahas studimeve, por miqësia jonë do të niste më vonë pas mbarimit të Fakultetit. Alda ka qenë në grupin e letërsisë unë të gjuhës”, thotë Beti, e cila e sjell në kujtesë Aldën në ato vite pikërisht për faktin që u bë nënë në një moshë shumë të re.

“Në fakt vitet e njohjes sonë i lidh gjithnjë me moshën e vajzës sime që sot është 16”, thotë Alda.

Vetëm miqësitë e vërteta arrijnë ti mbijetojnë viteve, dhe dy shoqet janë vendosur shpesh në situata ku miqësia me njëra tjetrën I ka bërë më të forta.

“Është një miqësi që është sprovuar nga jeta, ku kemi arritur të shohim se sa e rëndësishme ishte raporti jonë, jo vetëm në kohë të mira por dhe në kohë të vështira”, thotë Beti.

Dhe “Letërsia dhe Qyteti” ka lindur si ide pikërisht në një kohë jo të mirë për njërën prej tyre.

“Verën që shkoi kam jetuar më gjatë në Durrës për shkak të disa angazhimeve personale, dhe kafet tona u zhvendosën nga Tirana në Durrës. Pikërisht gjatë një bisede mbi rolin që patën kafenetë letrare në Europën e shekullit të 19-të, sidomos në Paris, menduam pse jo të organizonim disa takimeve të ngjashme që mund ta shndërronin Tiranën në një qytet që jeton me librin. E ku ka më bukur se një qytet që flet me librin”, thotë Alda, duke treguar se kjo iniciativë e kishte kaluar parashikimin e tyre për rëndësinë që pati.

Dy shoqet kanë ndarë dhe pasionet, ku Beti ka treguar pasionin e saj për natyrën dhe eksplorimin e majave të larta. Ajo sapo ishte kthyer nga ngjitja në malin e Olimpit në Greqi. Për Aldën ky është një pasion ku nuk mund ta ndjekë.

“Them shpesh që do ti bashkohem një fundjavë dhe asnjëherë nuk ia dal”, thotë ajo, duke treguar se dhe pse i pëlqejnë udhëtimet rrallë merr një të tillë.

Dy shoqet marrin shpesh edhe udhëtime bashkë, dhe pse Beti është një shofere e paparashikueshme.

“Beti si shofere është e jashtëzakonshme, aq sa shpesh ku nisemi për rrugë e harroj kthimin”, thotë me të qeshur Alda.

Dy vajzat kanë treguar sesi dashurinë e tyre për librin e kanë ndarë dhe me fëmijët. E ku si të ndodhte ndryshe. Dy binjakët e Betit, Heldi dhe Frenkli mezi e presin leximin e radhës së sugjeruar nga e ëma. Dashuria për librin tek ata ka ardhur natyrshëm e ky është një gëzim për Betin. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me Sindin, e cila nuk ka mundur të ecin ndryshe fatit të së ëmës.

“Ëndrra e saj është të bëhet shkrimtare, dhe kjo është ëndrra më e bukur që mund të prisja prej saj”, thotë Alda.

Dy gazetaret kanë treguar se “Letërsia dhe qyteti” do të rikthehet sërish në shtator, por këtë herë me mbrëmje letrare ku në fokus do të jetë letërsia e shkruar nga femrat.

“Kemi zgjedhur jo pa qëllim që t’ia kushtojmë shkrimtareve femra këtë cikël, pasi asnjë letërsi nuk ka qenë kaq mashkullore sa letërsia shqipe”, thotë Alda Bardhyli.

Previous Post

Soni Malaj flet pa dorashka: Kam dashur të heq dorë nga muzika, bërrylat e shwbizit s’të lënë të ecësh

Next Post

Bregu i kujton Bashës simbolet e PD në slogan, por a e ndihmuan PD simbolet në 2013

droni

droni

Next Post
Bregu i kujton Bashës simbolet e  PD në slogan, por a e ndihmuan PD simbolet në 2013

Bregu i kujton Bashës simbolet e PD në slogan, por a e ndihmuan PD simbolet në 2013

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.