• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lulzim Basha fton demokratët e LSI: Kthehuni në shtëpi se nuk ka koalicion me Metën

droni by droni
12 June, 2017
in Kryesore, Politika
0
Lulzim Basha fton demokratët e LSI: Kthehuni në shtëpi se nuk ka koalicion me Metën
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ftoi sot të gjithë demokratët apo votuesit e mëhershëm të PD që votuan për LSI në vitin 2013, të kthehen në PD pasi nuk do të ketë koalicion me LSI, në një intervistë me Rudina Xhungën tek Dritare.

 

Rudina Xhunga:  Ju e quajtët LSI –SHPK  dhe z. Vasili menjëherë ju kujtoi SHPK -në tuaj që  “vodhi 250 milionë euro nga Rruga e Kombit”.

Lulzim Basha: E kanë humbur toruan ata të LSI-së, për arsye se e kuptuan që për herë të parë nuk do të jenë në pushtet. LSI  nuk do të jetë në pushtet.

Rudina Xhunga: Pse kështu? Pse jeni të sigurt për këtë?

Lulzim Basha: LSI nuk do të jetë në pushtet sepse ka abuzuar me pushtetin. Jo vetëm në këto 4 vite, por në 8 vite ka ndërtuar modelin e një partie klienteliste, pa axhendë, pa program që ngjitet pas çdo koalicioni, vetëm për të kapur vende pune dhe i paraprin fushatave  me para në dorë.

Ky model do të marrë fund, LSI-ja është bërë simbol i këtij modeli, LSI-ja nuk do të jetë në pushtet pas datës 25 qershor, kjo është 1000% e sigurt. Koalicioni që unë drejtoj do t’i fitojë zgjedhjet dhe ne do të qeverisim sipas një modeli që kurrë më nuk do të ketë vend për aleanca klienteliste dhe matrapazllëqe

Rudina Xhunga: “Do ta  marrësh në telefon Petrit Vasilin pas zgjedhjeve” – ka thënë Meta.

Lulzim Basha: “Dream on” thonë anglezët, vazhdo ëndërro.

Modeli i LSI-së po ndëshkohet dhe do ndëshkohet me votë dhe unë uroj që ata të gjejnë forcën t’i rikthehen një modeli me të vërtetë parimor. Në qoftë se janë të majtë, siç thonë, atëherë duhet të veprojnë si e majtë dhe jo si një parti që shkon nga fryn era vetëm për të kapur vende pune, për të kapur tendera e koncesione.

Rudina Xhunga: Pjesë e marrëveshjes me z. Rama është kjo, që ta lini LSI-në jashtë çdo pushteti?

Lulzim Basha: Absolutisht jo. Kjo është pjesë e vendosmërisë time të shprehur prej 4 vjetësh si kryetar i opozitës. Demokratët e Shqipërisë kurrë më të mos kenë dyshim që unë, si kryetar i Partisë do të  bëj ndonjë pazar me LSI-në, sepse në qoftë se ky dyshim ekziston atëherë çdo demokrat s’ka pse të mos joshet nga shitblerja e votës me idenë se ne do jemi prapë në pushtet.

Sot dua t’i them çdo demokrati e demokrateje, ne nuk do të qeverisim me LSI-në, mos bëni gabimin fatal, përndryshe do të mbeteni si Baftjarë në hauret e Republikës së Vjetër.

Rudina Xhunga: Patët një darkë me z. Ilir Meta ndërsa ishit në çadër. Ia thatë këtë gjë?

Lulzim Basha: Nuk kam pasur asnjë komunikim jashtë parimeve që i besoj fort, parimeve për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Qëndrimet e Ilir Metës, pastaj e keni parë se çfarë përfaqëson. Tha që nuk do shkonte në zgjedhje pa opozitën, u regjistrua pa opozitën dhe filloi t’i bënte thirrje demokratëve “votoni për LSI”.

Rudina Xhunga: Është hakmarrje, atëherë kjo e juaja.

Lulzim Basha: Jo, jo, jo. Nuk jam natyrë hakmarrëse unë, nuk e kam pasur asnjëherë dhe nuk e kam, në karakter hakmarrjen.

Por kjo është e vërteta; LSI-ja nuk përfaqëson asgjë, asnjë shpresë për balancim të pushteteve, për frenim të egove.

Çfarë bëri me Edi Ramën? E frenoi Edi Ramën në marrëzinë e tij për shkatërrimin e themeleve të ekonomisë, për kanabizimin, për kriminalizimin? Jo. I bëri fresk, sepse i bënte presion dhe pastaj tërhiqej kur merrte koncesionin e radhës, punësimin e radhës, drejtorinë e radhës, tenderin e radhës. Pra, parti tipike klienteliste. I bënte fresk nga mëngjesi deri në darkë, bënte sikur po mbronte interesin publik, pastaj sapo mbyllte pazarin me Ramën, sapo merrte thelën e tepsisë, dridhe Like. Kështu ka ndodhur, për të gjitha aferat e mëdha.

Rudina Xhunga: Meta qëndroi deri në fund, i palëkundur nga ideja që opozita të merrte pjesë në zgjedhje.

Lulzim Basha: Tha nuk do marr pjesë, por pastaj u regjistrua dhe e filloi t’i bëjë thirrje demokratëve “votoni për LSI”. Ky ishte projekt i atij dhe i Ben Blushit se ndryshe nuk shpjegohet sesi u hidhëruan kaq shumë kur u regjistrua opozita. Kishin bërë plan të kapnin deputetë qyl dhe me deputetë qyl t’i bënin presion Edi Ramës për tepsinë e pushtetit. E gjitha, Rudina, është llogari e Republikës së Vjetër, llogari pushteti.

Rudina Xhunga: Ju kanë ikur njerëz tek LSI-ja, jeni i qartë besoj?

Lulzim Basha: Po, LSI-ja ka përfituar nga qëndrimet e paqarta të Partisë Demokratike.

Rudina Xhunga: Të paqarta të tuajat?

Lulzim Basha: Edhe të miat, pse jo. Edhe unë kam përgjegjësinë time për fushatën e 2013-ës.

Ata thanë ne mund të qeverisim prapë me PD-në, hajt se me PD-në do jemi, jepni një votë këtej, jepni ndonjë votë andej. Kjo padyshim ka shkaktuar amulli dhe kjo amulli merr fund tani. Me Partinë Demokratike, me opozitën, me Republikën e Re, LSI-ja nuk ka më asnjë shans të hyjë në matrapazllëqe dhe pazare. Çdo demokrat i tjetërsuar, i skllavëruar me teserën e LSI-së, apo me vend pune nga LSI-ja, tani ka shansin të rikthehet në shtëpinë e tij, në shtëpinë e saj, e presim zemërhapur, nuk kemi asnjë zemërthyerje për çfarë ka ndodhur se edhe ne kemi përgjegjësitë tonë që i pranojmë.

Por ama janë të paralajmëruar, ky është momenti të kthehen në shtëpinë e tyre, përndryshe në haur me Baftjarët e Republikës së Vjetër./dritare.net

Tags: LSILulzim BashaPDPS
Previous Post

“E nxori tezën e maturës, kërkohet ndjekje penale për Ndrecën”

Next Post

Basha, përgjigja për gjumin që i përmend Edi Rama: Krahaso Rrugën e Kombit me Lungomaren që fle prej 4 vitesh

droni

droni

Next Post
Basha, përgjigja për gjumin që i përmend Edi Rama: Krahaso Rrugën e Kombit me Lungomaren që fle prej 4 vitesh

Basha, përgjigja për gjumin që i përmend Edi Rama: Krahaso Rrugën e Kombit me Lungomaren që fle prej 4 vitesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.