Ambasadori i SHBA-ve Greg Delaëie ka vizituar një qendër votimi në Kosovë.
Ai është shprehur se vendi i tij është i interesuar për zgjedhje të lira dhe pa kërcënime në Kosovë.
“Kosova le të jetë shembull i zgjedjeve të lira dhe pa incidente. Katër ekipe të ambasadës amerikane po vezhgojnë të gjithë proçesin zgjedhor.”- është shprehur ai.
Delaëie ka potencuar se dalja në zgjedhje është e rëndësishme, andaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në zgjedhje, pasi në këtë mënyrë fuqizojnë qeverinë e ardhshme.
Diplomati amerikan ka kërkuar nga Task Forca që të hetojë çdo përpjekje për të ndikuar në zgjedhje.
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova ka vizituar gjithashtu disa qendra votimi.












