Policia ka shoqëruar një 24 vjeçar për ta marrë në pyetje si i dyshuar në lidhje me vrasjen e komisar Artan Cukut.
Mikel Sh u shoqërua bashkë me dy persona të tjerë.
Arrestimi u bë në zonën e “Pallatit me shigjeta”, gjatë orëve të para të mëngjesit.
Për momentin i dyshuari po meret në pyetje. 24 vjeçari nuk është një emër i panjohur për policinë, pasi është person me preçedentë penal për trafikim të lëndëve narkotike.












