Militantë të LSI dhe PS u përleshën sërish në qytetin e Durrësit pas një sherri pak ditë më parë në Kucovë.
Kësaj here në sherr është përfshirë edhe djali i një ministri të LSI-së.
Përplasja fillimisht ka nisur si debat dhe ka përfunduar në një sherr me grushte.
Djali i Lefter Kokës, deputetit dhe ministër i LSI, Arbër Koka me grupin e tij janë përfshirë në një grindje të rrezikshme me ish drejtorin e AKU, Afrim Baka dhe disa persona të tjerë.
Sherri ka ndodhur në qendër të qytetit të Durrësit, shumë pranë Pallatit të Kulturës.











