• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria po plaket, në 10 vitet e fundit mosha mesatare u rrit me 5 vite

droni by droni
9 June, 2017
in Uncategorized
0
Shqipëria po plaket, në 10 vitet e fundit mosha mesatare u rrit me 5 vite
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të shpejta. Mosha mesatare e popullsisë u rrit në dekadën e fundit me 5 vite.
Sipas INSTAT në vitin 2016 mosha mesatare e popullsisë së vendit shkoi në 37 vjeç nga 32.1 vite që ishte me 2007.
Popullsia e Shqipërisë ndryshe nga trendi i viteve të kaluara shënon një rritje prej 0,03 % gjatë vitit 2016. Kjo rritje vjen si pasojë e rritjes së popullsisë së grave prej 0,42 %, ndërkohë që popullsia e burrave vazhdon të ketë një rënie prej 0,34 %. Popullsia e grave përbën 49 % krahasuar me 51 % të popullsisë së burrave. Shtesa natyrore për të dy gjinitë është afërsisht e njëjte.
Rënia e popullsisë së burrave ka ardhur kryesisht nga migracioni neto i cili është negativ, dhe për herë të parë për popullsinë e grave është pozitive. Raporti gjinor sipas grupmoshave tregon se burrat mbizotërojnë deri në grupmoshën 40-44 vjeç.
Më pas ky raport është në favor të grave. Mosha mesatare e popullsisë për vitin 2016 është 37,0 vite. Për burrat mosha mesatare është 36,4 ndërkohë për gratë është 37,6 vite. Mosha mesatare më e lartë te gratë shpjegohet pasi ato kanë jetëgjatësi më të lartë. Për vitin 2016 jetëgjatësia në lindje është llogaritur të jetë 77,0 vite për burrat dhe 80,1 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë 3 vite më shumë se burrat.

Bien lindjet
Numri i lindjeve gjatë vitit 2016 është afërsisht 31,7 mijë lindje. Raporti gjinor në lindje është 1,07 që tregon se në 100 lindje vajzash lindin 107 djem. Ky raport është më i lartë se raporti natyral i cili është 1,05 që tregon një preferencë për lindjet e gjinisë mashkullore.
Në vlera absolute rënia e numrit të lindjeve krahasuar me vitin 2015 është afërsisht 1 mijë lindje.
Për lindjet djem kemi një rënie 4 %, ndërkohë për lindjet vajza rënia është 2 %. Indeksi sintetik i fekonditetit për vitin 2016 është 1,54 fëmijë. Kjo do të thotë se 100 gra pritet të lindin 154 fëmijë nëse normat e lindshmërisë sipas grupmoshave janë këto të vitit referues, 2016.
Ky indeks është nën normën e zëvendësimit, 2,1 fëmijë për grua, që do të thotë se një çift nuk arrin të zëvendësojë veten.
Nëse shohim lindshmërinë sipas grupmoshave, lindshmëria ka rënë për të gjitha grupmoshat, por kryesisht kjo rënie ka qenë më e madhe për grupmoshat e reja, me një rritje të lehtë në moshën 30-34 vjeç, gjë e cila ka sjellë një rritje të lehtë të moshës mesatare në lindje. Në vitin 2016 gratë lindnin mesatarisht 27,0 vjeç, krahasuar me moshën mesatare të burrave 32,5 vjeç.
Koeficientet specifikë të lindshmërisë sipas gjinisë për 2016, tregojnë dhe mbështesin faktin se burrat e fillojnë aktivitetin e të pasurit fëmijë relativisht më vonë se gratë, afërsisht një 5 vjeçar më vonë, ndërkohë normat e lindshmërisë pas të 30-ave i kanë më të larta se gratë.
Koeficienti bruto i riprodhimit (KBR) është një tregues i mirë për matjen rritjes së brezave të ardhshëm.  Ai mat normën me të cilën gratë zëvendësojnë veten e tyre gjatë viteve të jetës riprodhuese. Mënyra e llogaritjes së KBR është ekuivalente me atë të ISF-së, por në këtë rast merren parasysh vetëm lindjet vajza. Gjatë periudhës 2007 – 2016, KBR luhatet ndërmjet vlerave 0,76 dhe 0,85. Mesatarja e këtij treguesi gjatë kësaj periudhe është rreth 0,79. Kjo do të thotë se gratë në Shqipëri janë rreth 20 % larg zëvendësimit të vetvetes. Ky tregues ndikohet direkt nga sjellja riprodhuese e grave e shprehur nga ISF dhe nga raporti gjinor në lindje.
Duke supozuar ISF konstante, rënia e raportit gjinor në lindje do të sillte rritjen e KBR-së. Nga ana tjetër rritja e ISF-së presupozon edhe rritjen e KBR-së. Këtë vit INSTAT ka llogaritur lindshmërinë në adoleshencë të vajzave nga mosha 15-19 vjeç. Për çdo moshë është llogaritur përqindja e vajzave të asaj moshe të cilat kanë bërë një lindje dhe përqindja e atyre që nuk kanë bërë një lindje. Përqindjet janë të vogla ku për moshën 17 vjeç 1,5 % e vajzave kanë kryer një lindje. Ky trend vjen në rritje dhe për moshën 19 vjeç është 4,1 %.

Vdekjet bien me 5 %
Vdekjet Gjatë vitit 2016 numri i vdekjeve është 21,4 mijë, duke shënuar një rënie nga viti i kaluar prej 5 %. Vdekjet sipas grupmoshave tregojnë se në të gjitha grupmoshat burrat kanë një përqindje më të lartë të vdekjeve, duke përjashtuar grupmoshën e fundit mbi 80 vjeç. Kjo ndodh pasi jetëgjatësia e burrave është më e ulët se ajo e grave.
Në vendin tonë për vitin 2016 burrat jetojnë mesatarisht 3 vite më pak se gratë. Vdekshmëria foshnjore është 8,9 për djemtë dhe 8,5 për vajzat. Ky tregues për djemtë ka mbetur në të njëjtat shifra krahasuar më një vit më parë, ndërkohë për vajzat ka një rritje krahasuar me një vit më parë ku ky tregues ishte 6,3 vdekje foshnjore.

Rritet mosha për martese
Gjatë vitit 2016 në vendin tonë janë regjistruar rreth 22,6 mijë martesa. Nëse analizojmë martesat sipas grupmoshës dhe gjinisë, shohim se te gratë më shumë se 54,9 % e martesave realizohen deri në moshën 24 vjeç, dhe 83,0 % e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç. Kjo shpjegon dhe moshën relativisht të re në martesë për gratë e cila është 25,1 vjeç. Për burrat 52,9 % e martesave realizohen deri në moshën 29 vjeç, dhe 82,2 % e martesave për këtë gjini realizohen deri në moshën 34 vjeç.
Një tregues interesant është norma e martesave sipas grupmoshave ndër vite. Shohim se kemi një rënie të normës së martesës deri në moshën 24 vjeç. Kjo shpjegon dhe rritjen e lehtë të moshës mesatare në martesë të grave. Krahasuar me 10 vite më parë gratë martohen relativisht tre vite më të mëdha. Ky ndryshim është relativisht i ngadaltë, por kjo sjellje vihet re me të njëjtin trend për të dy gjinitë.
Në këtë botim INSTAT ka llogaritur martesat e hershme për vajzat dhe djemtë në çdo moshë për grupmoshën 15-19 vjeç.
Sa i takon numrit të vajzave të martuara para moshës 18 vjeç është 10 martesa. Ndërkohë përqindja e vajzave të martuara në moshën 18 vjeç është 6,5 % dhe për moshën 19 vjeç është 8,2 %. Ndërkohë nuk ka martesa për djemtë para moshës 18 vjeç si dhe përqindja e djemve të martuar 18-19 vjeç është e papërfillshme. Monitor

Previous Post

Zëvendëskryeministrja Mandija apelon: Prokuroria të zhvilloj një hetim të shpejtë për rastin e Elez Gjozës

Next Post

FOTO/ Ekstradohet në Itali Giorgio Riformato, piloti i avionit të Divjakës

droni

droni

Next Post
Dëshmitarët rrëzojnë pretendimet e pilotit italian Riformato

FOTO/ Ekstradohet në Itali Giorgio Riformato, piloti i avionit të Divjakës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.