Një burrë është vënë nën hetim nën akuzën se ka kërcënuar një efektive policie.
Kanë nisur hetimin për 35-vjeçarin Ndriçim Boshnjaku, banues në Tiranë, pasi akuzohet se ka kanosur e shqetësuar nëpërmjet telefonit E.TH., 25 vjeçe, banues në Korçë dhe punonjëse policie në Seksionin e Qarkullimit Rrugor në këtë qytet, bëjnë me dije burime nga policia.
Telefonatat e mesazhet kanë shqetësuar efektiven e cila ka vendosur të bëjë denoncim në komisariatin e Korçës.
Materialet hetimore në ngarkim të Boshnjakut janë referuar në Prokurorinë e Korçës.











