Policia e Fierit ka vënë në pranga dy vëllezër, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë ushtruar dhunë mbi vjehrrin e motrës së tyre.
Sipas policisë së Fierit, Emiljano Zyka 29 vjeç dhe vëllai i tij Erildo Zyka 25 vjeç, banues në lagjen “Sheq i vogël”, në Fier, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vjehrrit të motrës së tyre shtetasit J. S., 62 vjeç, banues në Patos, duke i shkaktuar dëmtime në fytyrë dhe trup.












