Presidenti i zgjedhur, ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka folur në emisionin “Opinion” të Bledi Fevziut në TV Klan, ka folur edhe për “lëvizjet” e deputetëve të PS-së e LSI-së, respektivisht në këto dy parti.
Duke ju referuar rastit të ish-deputetit të LSi-së në Vlorë, Shkëlqim Selami, i cili para se të linte mandatin për shkak të problemeve me ligjin e dekriminalizimit, kishte kaluar me PS-së, Meta u shpreh se Rama ka tentuar që nëpërmjet këtij deputetit të josh edhe të tjerë deputetë të LSI-së, me qëllim që të kapte i vetëm 71 vota.
“Por ka dështuar. Jo vetëm kaq, por kanë qenë deputetë të PS, që kanë ardhur në zyrën time, me qëllim për t’ju bashkëngjitur LSI-së. Por unë nuk kam pranuar për faktin e thjeshtë për ti krijuar Ramës një ambient bashkëpunimi në funksion të respektimit të koalicionit. Mund të përmend si shembull deputetin Parid Cara, apo edhe të tjerë”, u shpreh Meta. DRONI.al











