• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ILIR NIKOLLA/ Ditari i 10 ditëve fushatë – Rama si Saturni, Basha si Marsi

droni by droni
8 June, 2017
in Kryesore, Opinion, Politika
0
Basha sulmon ashpër LSI-në: Skllavëruat njerëzit me tesera partie
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

 

Ilir Nikolla

Tollovia që lexohet andej-këndej nëpër media e rrjete sociale se fushata elektorale është absurde nuk i përgjigjet shumë realitetit. Në fakt, paqartësia për fituesin e zgjedhjeve është arritja e parë e madhe e 10 ditëve të para të kësaj fushate. Lufta civile që ka shpërthyer në radhët e ish-koalicionit qeveritar ka prishur edhe aradhën e porositur prej kohësh, për shpalljen apriori e pa apelim të faktit se zgjedhjet s’kanë enigma e fituesit dihen. Por, rezultatet e protestës opozitare 90 ditore po vijojnë të kenë jehonë e ndikim të drejtpërdrejtë edhe në këto 10 ditë të para të fushatës zgjedhore. Republika e Re e Lulzim Basha u verifikua të ish një paradhomë e ofertës elektorale, ndërkohë që Edi Rama dhe Ilir Meta është dashur të riakomodohen në pozicionet e reja të pafavorshme të garës mes vetes dhe të paqartësisë në ofertën për votuesit. Tonet e larta të drejtuesve të LSI-së si dhe të Ilir Metës në dy daljet e fundit televizive nuk është e thënë të interpretohen si dalje e presidentit të zgjedhur nga vetvetja. Shprehja “Ilir Meta i di punët e veta” i jep kuptim edhe tonit të lartë dhe ky ton duhet lexuar si një nevojë për rritjen e stekës pranë votuesve, si e vetmja mënyrë për të ruajtur pritshmërinë në lojën e re që do të nisë me 26 qershor dhe jo si tregues i panikut nga kutitë e votimit. Roli i kingmaker-it është një rol që s’mund të luhet më si në 2011 a në 2013, por ndoshta i barabitet disi rolit jetik të 2009-s. Historia asnjëherë s’përsëritet njëlloj, veçse mund të themi pa pikëpyetje se është shumë e vështirë që LSI të dalë e ridimensionuar nga rezultati i këtyre zgjedhjeve. “Status-quo”-ja është thuajse e garantuar, edhe për shkak të privilegjeve që mund të përfitohen në disa qarqe nga sistemi zgjedhor, prandaj edhe toni i lartë i Metës duhet lexuar si një uri elektorale për më shumë dhe jo si një disfatizëm që vjen nga morsa në të cilën papritur po gjendet fushata e Petrit Vasilit.
Por tollovia duket se shkaktohet për shkak se 10 ditët e fushatës janë karakterizuar nga bindja e përgjithshme e vëzhguesve se “këtë herë, jo vetëm Meta i di punët e veta”. Nëse vendosim hipotekën e “status-quo”-së tek LSI, janë variablat e tjera partiake enigmat e vërteta të fushatës. Zhurma që bëhet nga sulmi i kryqëzuar i dy partive të mëdha mbi forcën e tretë po përdoret për të shmangur analizën mbi ofertat e vërteta politike që po paraqesin kandidatët e vërtetë për kryeministra të kësaj fushate: Edi Rama dhe Lulzim Basha.
Përdorimi i njëllojtë i shurdhërisë për të dy ofertat është një poshtërsi e madhe për opozitën, e cila prej shumë muajsh ka detajuar së paku një ofertë ekonomike, dhe gjatë 10 ditëve, ka përsëritur paragrafë të kësaj oferte, si në politikën fiskale, si në luftën kundër varfërisë, ashtu edhe në atë të shkatërrimit të oligopoleve. Nga ana tjetër, Edi Rama s’ka kurrfarë oferte, përveç kartelit të propagandës, që është porositur të mos analizojë as ofertën e kundërshtarit. Në vend të analizës, kemi përzgjedhjen estetike të vazhdimësisë, për më shumë, për më gjatë e për më thellë, të gjithçkaje që kryeministri ka bërë gjatë 4 viteve të shkuara. E folura e tipit “për më shumë…” është hileja dyfishe për të mos dhënë llogari për të shkuarën si dhe për të grishur besnikërinë e militantëve të PS-së për të ardhmen. Produkt i këtij sabotimi është leximi se askush nuk flet për listat skandaloze e 100 për qind klienteliste që ka hartuar Edi Rama. Në vend të kësaj vëmendjeje, publiku po përqendrohet tek kërkesa për të qeverisur vetëm, një ëndërr aritmetike që s’justifikohet nga 10 ditët e fushatës.
Në fakt, Edi Rama po konsumon gjatë fushatës aktin e dytë të vrasjes së filizave të koalicionit qeveritar, të cilët lindën në të shkuarën dhe lulëzuan në këto 4 vjet pusht-etërim. Pasi vendosi kusht mbi kushtet, pamundësimin e regjistrimit të koalicioneve, si rruga e vetme për të mundësuar futjen e opozitës në zgjedhje, Edi Rama bëri disa lëshime në planin e tij fillestar për gllabërimin e 100 mandateve dhe tani po sheh se misioni i vrasjes së partive të vogla të së majtës s’paska qenë si ato atentatet e snajperëve, me një të shtënë. Britmat lart e poshtë nëpër “town-hall”-e për të mos votuar asnjë parti tjetër përveç PS apo PD nuk flasin për një koalicion paszgjedhor, por janë një nxitim për të përfunduar një punë të nisur e të pabitisur.
Edi Rama po shfaqet si një “bir besnik” i Saturnit, atij që mitologjia i blaton vrasjen e bijve dhe që realpolitika i ngarkon si përgjegjësi përdhosjen e paraardhësve dhe bashkëudhëtarëve. Sjellja me Fatos Nanon është modeli dhe ripërsëritja e “tradhtive” ndaj Ilir Metës dhe eliminimi i përsëritur i Gjinushit e Milos, janë të mjaftueshme për të kuptuar se problemi aktual i Edi Ramës nuk është në fakt 71-i, por shmangia e fatalitetit, dalja si forcë e dytë me 26 qershor. Vatra e sulmit është identifikuar sërish në logjikën e Saturnit dhe gjatë këtyre 10 ditëve, fushata e Edi Ramës është fushata e një çakalli, jo ajo e një grabitqari alfa.
Përballë, është Lulzim Basha i cili formalisht i ka dalë përpara rrezikut, duke respektuar betejën e përbashkët 90 ditore me aleatët dhe këtu vijmë sërish tek ndikimet e Çadrës. Duke u shfaqur si një i shënjuar i Marsit, planetit të mbijetesës dhe të përgjegjësisë par-excellence (meshkujt e vërtetë thuhet se përfaqësohen nga Marsi), ai po flet për mirëqenien e shqiptarëve, nxjerrjen e tyre nga kriza dhe për qeverim me të gjithë aleatët e koalicionit opozitar, i hapur për çfarëdolloj leximi tjetër që del nga rezultati i 25 qershorit. Sulmet e parashikueshme të liderit të opozitës ndaj LSI-së janë sulme “politikisht korrekte”, që vijnë nga llogoret e ndryshme politike dhe s’mund të interpretohen si bashkim forcash me Edi Ramën për eliminimin e të vegjëlve. Basha, si i shënjuar prej Marsit, i ka aleatët e tij të vegjël nëpër lista dhe në shtabet politike, ndërkohë që është i pa interesuar për fatin politik të LSI-së, e vogla e madhe e koalicionit qeverisës.
10 ditë fushatë nuk janë pak, janë 33 për qind e fushatës elektorale. Janë 10 ditët e fillimit dhe mbi to mund të bëhet edhe parashikimi (jo i motit). Edi Rama po lufton për mbijetesë dhe rrezikun kryesor e sheh tek të vetët, pjesën e të cilëve po e kërkon me të gjitha mënyrat, ndërkohë qe Lulzim Basha po projekton një të nesërme, siç e thotë edhe slogani elektoral, dhe mund të parashikohet se aleatët e këtij projekti do të vijnë duke u shtuar, sa më shumë kalojnë ditët. Në një lexim final, mund të thuhet se të gjithë të vegjlit që do mbijetojnë prej 25 qershorit, s’kanë asnjë mundësi tjetër përveç strehimit në “Republikën” e Bashës dhe si një i shënjuar prej Marsit, mund të parashikoj se ai do t’u japë azil.

Previous Post

LISTAT e PD-së/ Ja çfarë mendon Sali Berisha për kandidatët, Jozefina Topallin dhe Arben Imamin

Next Post

FOTO/ Tiranë, Gjykata lë në burg amerikanen që rrihte fëmijët

droni

droni

Next Post
Ushtroi dhunë ndaj fëmijëve, Prokuroria kërkon arrest me burg për nënën amerikane

FOTO/ Tiranë, Gjykata lë në burg amerikanen që rrihte fëmijët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.