Gjykata e Tiranës ka lënë në burg shtetasen amerikane Andrea Grace Bailey-Kai, e cila akuzohet për ‘Keqtrajtim të miturish’.
Arrestimi i shtetases amerikane edhi pasi dy djemtë e saj të birësuar kanë deklaruar para prokurorisë se keqtrajtoheshin nga nëna e tyre, pasi ajo i godiste me rrip. Ndërkohë sipas prokurorisë shtetasja amerikane kishte probleme me drogën.
Nga ana tjetër Andrea Grace Bailey-Kai, ka deklaruar para togave të zeza, se nuk është e vërtetë se ajo i ka keqtrajtuar dy djemtë, pasi ajo i do fëmijët.
Disa ditë më parë në media u pasqyrua lajmi se dy adoleshentë amerikanë rezidentë në Shqipëri, ishin larguar nga shtëpia, dhe pas kërkimeve të gjatë të policisë ata u gjetën dhe u dërguan pranë një qendre sociale ku u lanë në kujdesin e psikologes.
Dy adoleshentët kanë treguar se u larguan nga shtëpia pasi nuk përballonin dot më dhunën e nënës së tyre.











