Sondazhet e para për zgjedhjet në Britani tregojnë se Theresa May është në avantazh ndaj Jeremy Corby-n.
Po sipas këtyre sondazheve, May mund të dalë në avantazh me 50 përfaqësues.
Zgjedhjet parlamentare pritet të kenë ndikim edhe në vendimin e Skocisë, për të mbajtur ose jo referendum të ri për pavarësi nga Mbretëria e Bashkuar.
Britania e Madhe është totalisht e blinduar në këto zgjedhje. Edhe fushata zgjedhore u përqendrua te siguria kombëtare, pas tre sulmeve terroriste që goditën vendin në 3 muaj. Me rastin e zgjedhjeve nuk mungoi as satira e revistës së fort debatuar franceze “Charlie Hebdo”, e cila doli me kopertinën e Kryeministres May me kokë të prerë.
Tensioni i zgjedhjeve përfshiu edhe ekipet e xhirimit të mediave britanike, të cilat kaluan deri në përballje fizike për vendin e pare.












