Kryeministri Rama ka reaguar sonte ndaj akuzave të përditshme të Metës që e konsideron Ramën mosmirënjohës dhe të pabesë. I pyetur sot në “Studio e Hapur” të Eni Vasilit në “News24” për akuzat e ish-kreut të LSI-së, Ilir Meta.
“I kam dëgjuar këto shumë kohë më parë dhe janë gjëra që i konsideroj si pjesë të një procesi elektoral. Nuk është problemi im. Nuk merrem fare me të”, tha Rama.
I pyetur sërish, Rama ktheu nje pergjigje ndryshe. “Meta te mos harroje se u be President fale votave te socialisteve. U be me nderimet me te medha. Ne e votuam te gjithe, keshtuqe nuk ka arsye qe te na thote mosmirenjohes”, tha Rama.












