Deputeti i PD në qytetin e Elbasanit, Luçiano Boçi ka denoncuar sot një rast të përfshirjes së administratës në fushatë elektorale. Bëhet fjalë për Fatbardha Qatja, drejtoresha e DAR e cila është bërë imazhi i Partisë Socialiste, duke u përfshirë në fushatën elektorale.
“Shumë mësues ankohen dhe më shkruajnë që Drejtoresha e DARZ Librazhd, Fatbardha Qatja, është bërë “pamja” e fushatës së PS atje.
Fotot e dërguara janë të shumta e të shkeputura nga faqet zyrtare të kandidatëve.
Ja disa prej tyre!!!”














