Kryetari i PD-së së Shkodrës i cili dha dorëheqjen nga lista e deputetëve të këtij qarku për shkak të renditjes ka reaguar fill pas publikimit në media të një informacioni q kishte dhënë për Sigurimin e Shtetit në vitin 1991.
“Sot disa media dhanë lajmin e rremë sikur unë kam punuar në sigurimin e shtetit.
Sqaroj gjithë opinionin publik se ky lajm dashakeqës është krejtësisht i pavërtetë.
Unë Ramiz Çobaj kam punuar në Policinë e Shtetit në sektorin e krimit ekonomik, fakt të cilin e kam deklaruar që në vitin 2005 nëpermjet CV-së zyrtare të paraqitur pranë Kuvendit të Shqipërisë, në kohën e marrjes së mandatit të deputetit.
Sipas CV Cobaj u përfshi në polici në vitin 1989 dhe ishte pjesë e saj edhe në vitin 1991.











