Një hungarez është aksidentuar sot në Sarandë.
Policia bën me dije se rreth orës 15:12, në aksin rrugor Finiq – Sarandë pranë vendin të quajtur “Ish-miniera e kripës”, hungarezi me inicialet L. Z., 37 vjeç, duke udhëtuar me mjetin motor tip “Suzuki” është rrëzuar.
Për pasojë ka marrë disa dëmtime në trup dhe ndodhet në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe kreu këqyrjen dhe hetimet e duhura.












