Ministria e Financave i ka kërkuar Prokurorisë procedimin penal per Kliton Bistrin, inspektor i hetimit tatimor, me atributet e oficerit të policisë gjyqësore. Sipas MF, në kundërshtim flagrant me ligjet në fuqi si dhe me udhëzimin e Kryeministrit, ka marrë pjesë në aktivitete partiake gjatë fushatës elektorale.
Në një njoftim për shtyp, MF sqaron se veprimi i tij është në shkelje të hapur të Kodit Penal.
Ministria e Financave ka urdhëruar me date 29 Maj shkarkimin e menjehershem te z. Kliton Bistri.












