• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kamera e fshehtë në “STOP”, ja si bëhen pazaret për kryerjen e një rezonance

admin by admin
31 May, 2017
in Kronika
0
Kamera e fshehtë në “STOP”, ja si bëhen pazaret për kryerjen e një rezonance
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse flitet çdo ditë për “rilindjen e shëndetësisë”, ajo që ndodh në realitet është e kundërta. Një qytetar drejtohet në repartin e neurologjisë, duke kërkuar të bëjë rezonancë magnetike. Nëse ndjek planifikimin, rezonancën duhet ta bëjë në një kohë të dytë. Nga mjeku e deri te roja i objektit hyjnë në pazarin e parave. Mjeku imazherist nuk pranon ta bëjë rezonancën me 100 mijë lekë të vjetra, por në fund bien dakord për 150 mijë lekë. Pacienti bën rezonancën brenda ditës, pasi me para në dorë zgjidh çdo situatë! Qytetari i drejtohet Shërbimit Universitar të Neurokirurgjisë për të përcaktuar një datë për kryerjen e rezonancës magnetike, por zbulon se ekziston një mënyrë për ta kryer brenda ditës.

Qytetari – Te rezonanca, këtu.
Roja – Te kush rezonancë? Çfarë do bësh?
Qytetari – Do diskutoj me atë për punën e datës.
Roja – Do ikësh atje te konsultat që të caktosh datën.
Qytetari – E kam caktuar.
Qytetari pyet një mjek rreth datës së përcaktuar për kryerjen e rezonancës.
Qytetari – Mund të bëj një pyetje?
Mjeku – Po!  Te neurologjia, këtej mbrapa.
Qytetari – Atje ishte data në qershor.
Mjeku – Është pa lekë, më kupton? Eshtë me zero lekë.
Roja dëgjon bisedën dhe i ofron një mundësi qytetarit.
Roja –Pse? Nuk e pe fare datën?
Qytetari –  Në qershor.
Roja – Po fole një herë, po ashtu se… këta ta bëjnë për 200 mijë lekë.
Po ashtu dhe për 150 mijë lekë ta bëjnë. Po ju them unë që e kam mikun tim. Po flas unë.
Qytetari – Ik e fol, pra!
Roja shkon të bisedojë më doktorin dhe të hyjë “mik” për qytetarin, i cili e takon më pas.
Qytetari – Si kaluat?
Mjeku – Ti je kushëriri i atij?
Qytetari – Po!
Mjeku – Do presësh një çikë!
Qytetari – Po, s’ka problem, pres këtu jashtë.
Mjeku – Sa të plotësoj ca gjëra kështu, në rregull?
Qytetari – Ok! E mora në telefon dhe do vinte, sot apo nesër, kur do e bëjmë?
Mjeku – Po sot është më lirë se nesër kam hall mos do jetë më rrëmujë, hajde kur të duash. Sot ishte më lirë, kupton? E ke larg ti?
Qytetari –  Mbase, një minutë- dy minuta.
Mjeku – Mirë, prit!
Qytetari – Hajde pak! Sa kushton ajo?
Doktori – A fole me atë?
Qytetari – Po ç’lidhje ka? Ne me 100 mijë lekë, se ajo  ka rezonancën e pestë apo të gjashtë dhe i kemi bërë gjithmonë.
Mjeku – Tani me shku aty te arka, ikën e paguan 20 mijë lekë (të reja), aq është.
Qytetari – Ta lëmë 100-dëshe?
Mjeku – S’bëhet.
Pasi qytetari bëri “pazar” me mjekun, rikthehet te roja.
Roja  – Çfarë tha? Nuk ta bëj?

Qytetari – 150.
Roja – Po të thashë që i bëjnë me 200 të gjithë.
Qytetari – T’ja jap lekët tani?
Roja – Po kush? Ti për veten tënde e ke?
Qytetari – Po jo, do vijë ajo tani.
Roja – Po jepja! Jepja!
Qytetari – Unë i thashë se i kemi bërë gjithmonë me 100 mijë lekë, kupton? 100 mijë lekë.
Roja – Këtu, si rezonancë eshtë rezonancë e mirë dhe ai shefi  dhe të gjithë që i bëjnë këtu vijnë i sjellin.
Roja shkon sërish te doktori, i cili ishte mërzitur për bisedën që pati me qytetarin.
Qytetari – Po vjen?
Roja – Ishte mërzit ai, më mërziti ai tha, ti më the kështu, ai më tha kështu…
Qytetari – Po, mirë!
Roja – Ti i kishe thënë, ai ishte bërë tym, ai tha…
Qytetari – Do vinte?
Roja – Tani sillmi mua.
Qytetari – Po, hajde!  Tani, dëgjomë mua se unë kam 50 euro dhe 85 mijë lekë se s’kisha lekë shqiptarë me vete. Ka problem? Njësoj është.
Roja – Ja, t’i them unë. 80 mijë lekë shqiptare?
Qytetari – 85 mijë lekë dhe 50 euro. Aq kisha në xhep, s’kam më. S’kam më, prandaj i thashë.
Roja – Ku e ke të sëmurin?
Qytetari – Duke ardhur, duke parkuar ishin.
Qytetarja shkon të bëjë rezonancën magnetike
Qytetari – Lekët t’i lashë te roja.
Mjeku – Mirë mo, po nuk është problemi te lekët, problem është ta bëjë. Ajo është gjëja e fundit, por e bën dot, s’e bën dot?
Qytetari – Po, e bën.
Infermierja – Ka frikë.
Mjeku – Të kemi fut pa rradhë, e para. E dyta, ka 20 veta aty dhe e treta s’ka absolutisht asnjë lloj gjëje.
Infermierja – Ja, të lemë djalin këtu.

Marrja e përgjigjes së rezonancës magnetike
Qytetarja – Mirë, dua të marr një përgjigje rezonance.
Punonjësi – Kur e ke bërë?
Qytetarja – Para tre – katër ditësh. Faleminderit!
Kamera e fshehtë e emisionit “STOP” shfaqi me zë dhe figurë se si bëhen pazaret mes rojes së objektit dhe mjekëve në Shërbimin Universitar të Neurokirurgjisë për të hyrë pa rradhë përkryerjen e rezonancës magnetike. Pra, nëse ndjek rrugën e korrupsionit çdo gjë në “shëndetësinë e rilindjes” zgjidhet brenda ditës!

Previous Post

EMRAT/ MAS verifikon të gjitha institucionet arsimore, ja të angazhuarit në fushata

Next Post

Krujë, helmohen 10 punonjëse në fabrikën e këpucëve

admin

admin

Next Post
Krujë, helmohen 10 punonjëse në fabrikën e këpucëve

Krujë, helmohen 10 punonjëse në fabrikën e këpucëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.