Partia Demokratike ka dorëzuar sot listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit.
Dorëzimi është bërë paradite në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili një ditë më parë vendosi shtyrjen e afatit për demokratet. Pritet që sot në orën 10:00 të hidhet shorti në KQZ për fletën e votimit.
DRONI.al




























